Shoferi i vjedh 18 mln lekë punëdhënësit dhe zhduket

497
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person, i cili akuzohet për vjedhjen e 18 milionë lekëve në një firmë private. Mësohet se S. Ç. 28 vjeç, banues në Tiranë, ka punuar për më shumë se një vit si shofer në një firmë private, nën pronësinë e shtetasit A.G. 40 vjeç. Mirëpo, sipas këtij të fundit, ai i ka vjedhur 18 mln lekë dhe është zhdukur. Tashmë policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
Sigal