Shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku, është sjellë me urgjencë në Spitalin Universitar të Tiranës.
Maloku ka marrë disa plumba në trup dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike.
Ndërkohë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë blinduar ambjentet e Spitalit.
Andi Maloku mbeti i plagosur, së bashku me prokurorin Ndoja dhe dy persona të tjerë, në atentatin e ndodhur pasditen e sotme në “Mbikalimin e Shkozetit” në Durrës.