Shoferi i ish-ministrit Tahiri merret në pyetje nga Krimet e Rënda

474
hoferi i ish-ministrit të Brendshmëm Saimir Tahiri po dëshmon sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me çështjen ‘Tahiri’.
Caka është thirrur në Prokurori për herë të dytë, vetëm pak ditë pasi Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit, për t’i hapur rrugë Prokurorisë që kjo e fundit ta hetojë si qytetar i thjeshtë, pas akuzave për përfshirje në trafik droge.
Kujtojmë se herën e parë kur u mor në pyetje nga Krimet e Rënda, Caka pohoi se kishte harruar dy patentat e ish-ministrit Tahirit në makinën e Orest Sotës, ku ky i fundit u kap në Elbasan me një shumë prej 800 mijë eurosh.
Sigal