Shoferi grek u mori jetë dy shqiptarëve, zbulohen detaje shokuese

544
Detaje tronditëse nga dosja hetimore e kamionistit grek që la të vdekur në aksidentin tragjik dy shqiptarë dhe plagosi vajzën e njërit prej tyre.
Protothema zbulon sot pjesë nga dosja hetimore, sipas të cilës kamionisti grek ishte një alkoolist i thekur, pasi ishte proceduar së paku 8 herë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërkohë që në ditën e aksidentit kishte udhëtuar më shumë se 17 orë pa bërë pushim.
Nga aksidenti mbeten te vdekur ne vend Spiro Guri i datëlindjes 1958 dhe Dhimitër Pambuku i datëlindjes 1953, ndërsa një tjetër shtetase shqiptare, 34-vjeçarja Balerina Guri u transportua në spital në rrezik për jetën.
Spiro dhe Balerina, janë babë e bijë.
“Çdo mëngjes, Spiro çon vajzën tonë në punë. Tani kam humbur burrin tim dhe vajzën e kam në prag të vdekjes nën kujdesin intensiv të mjekëve”, ka thënë gruaja e shqiptarit që humbi jetën, në një rrëfim të trishtë për mediat greke.
Greku, shkaktari i aksidentit punonte pa ndërprerje me orë të gjata e pa bërë asnjë pushim, kështu ka ndodhur në shumicën e ditëve të muajit prill dhe mars, raporton Panorama.
Sipas hetimeve, në momentin e aksidentit tragjik, në gjakun e tij u konstatua një nivel alkooli 0.78 mg, por kjo nuk ishte hera e tij e parë. Avokati ka theksuar se ai është i tronditur, është njeri punëtor dhe do të kërkojë edhe vete falje për dhimbjen e madhe që u ka shkaktuar familjeve të viktimave.
Sigal