Shoferëve të dehur në timon u ‘shtrëngohet rripi’, Policia: Stop alkoolit, pasojat janë të mëdha

870
Sigal

Në fundjave Policia Rrugore shton kontrollet për ruajtjen e sigurisë në rrugë, duke forcuar kështu edhe masat për abuzuesit. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut, Policia e Shtetit ka paralajmëruar të gjithë drejtuesit e mjetit që drejtojnë në gjendje të dehur. Përmes një mesazhi të qartë policia rrugore thekson se shoferët duhet t’i thonë ‘stop’ alkoolit në makinë. Ndërkohë gjatë natës është vënë në pranga shtetasi me inicialet P.Sh., pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

“Stop alkoolit ne timon
P.Sh drejton mjetin ne gjendje te dehur ne masen 0.72 mg/l testi i pare dhe 0.69 mg/l testi i dyte. Mos drejtoni mjetin nen ndikimin e alkoolit apo ne gjendje te dehur, se pasojat jane te medha.”, thuhet në mesazhin e policisë.

Po ashtu policia shkruan se: “Vijon puna e Policise Rrugore me kontrollet e kombinuara ne rruget Interurbane dhe Urbane te kryeqytetit, ndonese prezenca e Policise eshte e shtuar, perseri ka drejtues mjetesh te cilet me vetedije drejtojne mjetet me shpejtesi mbi normat e lejuara me 152 km/h, 168 km/h si dhe nen efektin e alkoolit.
Fundjava shijohet me shume duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”.