Shkundet Policia e Korçës, shkrihen Antikrimi Ekonomik dhe Antidroga

498
Sigal

Shkundet Policia e Korçës, shefa policie janë shkarkuar nga radhët e saj dhe disa të rinj janë vendosur në vendin e  tyre. Sipas disa burimeve, shkrirje e plotë mësohet se ka ndodhur në sektorët kyç, si ai i Antikrimit Ekonomik dhe Antidrogës.

Drejtuesit e tyre janë shkarkuar kurse specialistët janë transferuar në pozicione të reja.

Po ashtu, Shefi i Qarkullimit të Korçës dhe Pogradecit janë ulur në detyrë: ai i Korçës do të punojë si Shef i Rendit në Maliq kurse Shefi i Qarkullimit në Pogradec ka kaluar Shef i Rendit po aty.