Shkrumbohet shtëpia dykatëshe në Durrës, mister shkaqet e zjarrit

109
DURRËS- Një shtëpi dykatëshe në lagjen 13 në zonën e Plazhit në Durrësit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme për arsye ende të paqarta.
Zjarri ka rënë në katin e dytë të shtëpisë, dhe ka shkrumbuar çdo gjë që ka pasur brenda. Po ashtu mësohet se në ato momente fatmirësisht brenda banesës nuk ka pasur familjarë.
Policia e Durrësit ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të mësuar shkaqet.