Shkrumbohet nga flakët banesa në Lezhë

581
Një apartament në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës është shkrumbuar plotësisht nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë. Fatmirësisht në apartamentin në katin e dytë nuk ka patur persona, por mësohet se një grua, banuese në pallat është asfiksuar nga tymi i vatrës së zjarrit.
Banesa është në pronësit të shtetasit me incialet B.Gj.
Informacion paraprak i policisë
Me datë 19.11.2017, rreth orës 16:38 është marrë njoftim se në një pallat ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës, në katin e dytë të një pallati, në apartamentin e shtetasit B.Gj. ka rënë zjarr.
Në banesë nuk ka asnjë person. Zjarrfiksja ndodhet në vendngjarje dhe ka bërë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të marrjes flakë të apartamentit.
Sigal