Sigal

Një makinë është përfshirë nga flakët dhe është djegur tërësisht në autostradën Tiranë – Elbasan.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës përgjatë autostradës Tiranë – Elbasan, pranë fshatit Bërzhitë.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses mjeti është shkrumbuar thuajse i tëri.

Fatmirësisht nuk raportohet që të ketë të lënduar nga ngjarja, teksa ende nuk dihen arsyet se përse makina është përfshirë nga flakët.