Shkrumbohet gjatë natës makina luksoze në Durrës, për çfarë dyshon policia

459
Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Durrësit. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën paralele me Portin e qytetit bregdetar. (Foto ilustruese)
Mjeti tip “BMW X5” është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, dhe për pasojë është djegur plotësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe menjëherë kanë nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.
Ndërkaq, është zbuluar pronësia e automjetit “BMW”,i cili i përket drejtorit të arsimit dhe kulturës në Bashkinë e Durrësit, Ardian Gurra.
Grupi hetimor për punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal