Shkrumbohet banesa në Korçë, gjendet një kufomë e djegur plotësisht

452
Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës. Gjatë natës, banesa në fshatin Leka është shkrumbuar e tëra.
Policia njofton se edhe pse e pabanuar, sot gjatë kontrolli në shtëpinë e djegur, është gjetur një kufomë gjithashtu e djegur plotësisht.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e kufomës.
“Më datë 28.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Lekas- Korçë, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambjentet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar,” njofton policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrathanave të ngjarjes.
Sigal