Shkrumbohet autobusi shqiptar në Greqi, 30 pasagjerët…

663
Një autobus i linjës Shqipëri – Greqi ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në vendin fqinj.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 6 pasdite në Istmos të Korinthit, raporton media greke NewPost.
Raportohet se autobusi ishte i parkuar në momentin kur ra zjarri. 30 pasagjerët që udhëtonin me të nuk ishin brenda autobusit kur ai u përfshi nga flakët. Policia greke deri tani ka raportuar se ka vetëm dëme materiale.
Autobusi është shkrumbuar i tëri, ndërsa dëshmitarët thonë se flakët nisën nga pjesa e motorit të auotbusit.
Në vendngjarje shkuan menjëherë 2 zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sigal