Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët që udhëtonin drejt Tiranës

490
Një autobus i linjës Tiranë-Delvinë me targa targë DL3225A u përfshi nga flakët rreth orës 14:00 në Fratar. Sipas pasagjerëve, dëshmitarë në vendngjarje, fillimisht zjarri është evidentuar te gomat e pasme. Më pas pasi mjeti ka ndaluar dhe pasagjerët kanë zbritur, i gjithë autobusi u përfshi nga zjarri. Ndonëse zjarrfikësit u njoftuan, flakët përparuan me shpejtësi duke shkrumbuar të gjithë automjeti. Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar nga zjarri. Shkak i zjarrit sipas të dhënave paraprake nga policia ka qenë një defekt elektrik, në qarkun e mjetit.
Sigal