Shkrumbohen 12 apartamente në Pogradec

562
Sigal

Janë 12 apartamente të djegura nga zjarri i rënë mesditën e sotme në Pogradec.

Zjarri i madh ka rënë sot në një pallat 5-katësh në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se gjatë ndërhyrjes, dy punonjës të shërbimit zjarrfikës janë dëmtuar.

Flakët kanë rënë në çati dhe më pas është përhapur tek apartamentet në katin e katërt dhe të pestë. Bashkia ende nuk e ka një bilanc të dëmeve, ndërsa nuk ka dëme të mëdha.

‘Janë thirrur zjarrfikës nga qytete të tjera të afërta si nga Përrenjasi, Maliqi, Korça dhe Pogradeci. Baskia do të marrë masa për të strehuar njerëzit’, tha nënkryetari i Pogradecit, Paskalino Ziko.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Si fillim, u dyshua se zjarrin e ka shkaktuar një bombol gazi, por më pas është konfirmuar se zjarri ka rënë nga njëri prej oxhaqeve të një apartamenti. Deri tani, mësohet se janë shkrumbuar 12 apartamente.

Kati i pestë i një pallati në Pogradec ka marrë flakë, duke shkaktuar panik te banorët e tij.

Zjarri ka rënë në katin e fundit, teksa çatia është përfshirë e gjitha nga flakët. Ndërkohë, tymi ka lënë të bllokuar për shumë minuta banorët, që pas panikut janë evakuuar nga forcat zjarrfikëse.

Pallati ndodhet në qendër të qytetit dhe banesa në flakë është në pronësi të ish-kryetares së bashkisë, Elida Canka.