“Shkrihet” stacioni i policisë së portit të Durrësit, 15 të arrestuar

492
Prokuroria për Krime të Renda “shkrin” Stacionin e Policise së Portit Durrës. Burime të rezervuara shprehen se 15 persona kanë rënë në pranga.

Nga të arrestuarit, të paktën 10 janë punonjës policie, përfshirë edhe Shefin e Stacionit policor të Portit.

Arrestimet janë në vijim të hetimit të nisur pas kapjes së një kamioni me 8 ton drogë në Itali.

Burimet thonë se janë arrestuar edhe disa doganiere, të dyshuar se kanë krijuar mundesitë për kalimin e kamionit ne drejtim te Italise.

Ky operacion duket se ka qenë edhe qëllimi i vizitës urgjente të premten në Prokurorine e Durrësit te Prokurorit te Pergjithshem, Adriatik Llalla, i cili shoqerohej nga kreu i Prokurorise per Krime te Renda, Besim Hajdarmataj.

Operacioni per arrestimin e tyre është zhvilluar gjatë pasdites së të dielës.
Sigal