Shkozë, furgoni merr para një biçikletë dhe një motorr

491
Një aksident i rëndë është shënuar në zonën e Shkozës ku si pasojë janë plagosur disa persona. Mësohet se një furgon i bardhë me targë TR 5028 R ka përplasur një bicikletë dhe një motorr duke plagosur dy drejtuesit e tyre. Por për shkak të aksidentit të plagosur kanë mbetur dhe këmbësorë që po kalonin rastësisht mbi trotuar në vendin ku ndodhi aksidenti. Në vendin e ngjarjes ka shenja të mëdha gjaku, sende personale të të plagosurve të shpërndara kudo ndërsa ndihma e parë u dha nga banorë të rastit.
Sigal