Shkon për pushime, por arrestohet shqiptari i shumë kërkuar. Ja emri

493
Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi rezultonte i shpallur në kërkim. Ai është dënuar nga gjykata italiane me 10.7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Ilir Ashikun. Ai u kap në rajonin e Scandiano, Reggio Emilia. Shqiptari qëndronte në Itali me identitet fals. Ai aplikoi për leje qëndrimi në Itali me emër të rremë. Oficerët e policisë së

emigracionit nisën verifikimet ndaj tij, por zbuluan se identiteti i 51- vjeçarit ishte fals.

Pas hetimeve, rezultoi që ai të ishte Ilir Ashiku. Sapo konfirmoi identitetin e tij të vërtetë, agjentët e policisë shkuan për ta arrestuar. Shqiptarin e gjetën në shtëpinë e motrës së tij, duke marrë rreze dielli në kopshtin e banesës. Ilir Ashiku tashmë do të vuajë dënimin prej 10 vitesh e 7 muaj burg. 
Sigal