Shkon në kalçeto me shoqërinë, por humb jetën tragjikisht

547
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Mirditë.
Mësohet se një i ri ka humbur jetën teksa ishte duke luajtur në kalçeto.
Ngjarja ka ndodhur në Reps të Mirditës, 29-vjeçari Edison Prenga është ndjerë keq.
Rrugës për në spital ka gjetur vdekjen. Dyshimet paraprake janë se i riu ka pësuar atak kardiak.
“Rreth orës 00:05, në Reps, në një kalçeto, shtetasi E.P., 29 vjeç banues në fshatin Mashterkorë, duke luajtur futboll ka pasur probleme shëndetësore (kardiake) dhe rrugës për në spital ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale”, njoftoi Policia.
Sigal