Shkon në hotel me një grua, 80 -vjeçari nga Fieri vdes nga stimulantët

529
Sigal

Në dhomën e një hoteli në Fier është gjendur trupi i pajetë i një të moshuar. Lajmi është konfirmuar edhe nga blutë e qytetit, të cilët kanë raportuar se ditën e dielë, rreth orës 09:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, në dhomën e një hoteli është gjetur i pajetë shtetasi R.S., 80 vjeç, banues në fshatin Dërmenas të Fierit. I moshuari dyshohet se ka shkuar mbrëmjen e së shtunës në një nga hotelet që ndodhen në lagjen “Apollonia” së bashku me një grua rreth të pesëdhjetave.
Pasi ka bërë pagesën e dhomës, ai dhe gruaja e paidentifikuar ende, kanë hyrë në dhomë dhe që nga ai çast, që mendohet të ketë qenë ora 19:00, i moshuari nuk ka dalë më. Të dielën në mëngjes, kur pastruesja e hotelit ka hapur derën për të pastruar, ka gjetur në dhomë vetëm 80­ vjeçarin, i cili nuk paraqiste shenja jete. Ende nuk dihet se si ka ndodhur vdekja e tij, por paraprakisht policia dyshon se ka ardhur nga ataku kardiak.

Ndërkohë dyshohet se gruaja që ka zgjedhur të kalojë natën me të moshuarin, nuk është identifikuar ende, pasi ajo mendohet të jetë larguar nga hoteli sapo ka vënë re gjendjen e rënduar të të moshuarit. Frika e zbulimit të lidhjes dyshohet se e ka detyruar gruan të largohet nga hoteli fshehurazi.

Policia ndërkohë në bashkëpunim me ekspertë të kriminalistikës kanë dërguar te mjekët ligjorë trupin e pajetë të të moshuarit për kryerjen e ekzaminimeve të rastit. Nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë stimulantët ata që mund ta kenë çuar drejt fundit fatal 80­ vjeçarin.