Shkojnë mysafirë tek xhaxhai, por plas sherri. Kushërinjtë rrihen me sende të forta

580
Dy të rinj nga Bilishti, kushërinj mes njeri-tjetrit janë vënë në pranga nga policia pas një sherri familjar, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë babai i njërit prej tyre dhe vëllait të tjetrit. Zyrtarisht mësohet se janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– Paris Shoshari, 26 vjeç;
– Andon Shoshari, 19 vjeç.

Po kështu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve I.SH., 23 vjeç (vëllai i Parisit) dhe E.SH. 43 vjeç (babai i Andonit) të gjithë banues në Bilisht.

Mësohet se ditën e djeshme, Parisi dhe vëllai i tij kanë shkuar në banesën e xhaxhait, E.Shoshari ku ndodhej edhe djali i tij Andoni. Të katër këta persona, kanë bërë një sherr të madh për motive te dobëta dhe kanë qëlluar njëri-tjetrin me sende të forta, grushte e shqelma. Pas njoftimi policia ka arrestuar dy prej tyre.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sigal