Shkoi të takojë të afërmin në burgun 313 në Tiranë, gruaja kapet me drogë

499
Policia e Tiranës ka ndaluar sot një grua, pasi ka tentuar të fusë drogë në burg. Mësohet se shtetasja me iniciale D.L. ka hyrë në burgun 313 për të takuar një të afërmin e saj, por gjatë kontrollit nga gardianët e institucionit të vuajtjes së dënimin i janë gjetur 2 doza të dyshuara me drogë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Sigal