SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku është vrarë një 54-vjeçar. Sipas të dhënave paraprake, viktima është Prendush Fushaj.

Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale F.P. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Thive”.