Shkodër, Vritet i sëmuri mendor, i moshuari e qëllon me çifte

441
Një i vrarë dhe një i vetëvrarë është bilanci i 24 orëve të fundit në qarkun e Shkodres. Ka qënë ora 02.00 e mëngjesit të së dieles kur në sallën operative të drejtorisë së policisë është njoftuar se në fshatin “Shtoj i vjetër” brenda rrethimit të banesës së 76 vjecarit Ndokë Vecaj është gjetur i vrarë me armë gjahu 55 vjecari Nikë Bungu edhe ky banues në këtë fshat të njësisë administrative rrethina. Grupi hetimor me të mbërritur në vendngjarje ka nisur marrjen në pyetje të pjestarëve të familjes dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Nikë Bungu i cili vuante dhe merrte mjekim të rregullt për probleme mendore, ka hyrë tek rrethimi i shtëpisë së shtetasit Ndokë Vecaj në fshatij “Shtoj i Vjetër”.

Pronari i banesës pasi ka dëgjuar se dikush ka hyrë në rrethimin e saj ka qëlluar dy herë me armë gjahu çifte në ajër. Por as krismat nuk e kanë trembur 55 vjecarin i cili ka vijuar të lëvizë në oborrin e shtëpisë së Vecaj dhe ky i fundit duke dëgjuar sërish hapat, në kushtet e errësirës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 55 vjecarit Nikë Bungu duke e lënë të vdekur në vend. Në cilësinë e provës materiale është bllokuar arma e gjahur çifte dhe është arrestuar në flagrancë si autor të dyshuar për vrasjen 76 vjecari. Përpara policisë ai ka rrëfyer se nuk e ka njohur Bungun, por ka menduar se ndodhej përballë një grabitjeje dhe i frikësuar ka qëlluar me armë. Ndërkohë mbrëmjen e së shtunës është vetëvrarë me armë zjarri automatike mod-56 shtetasi L. S. 34 vjeç, banues në Vuksanaj të Shalës. Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas është vetëvrarë me armë zjarri në një nga dhomat e banesës së tij në kushtet e një gjendje depresive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua: një armë zjarri automatike model 56, një krehër pa fishekë dhe një gëzhojë.
Sigal