Shkodër, Vlorë e Skrapar, digjen mbi 1500 bimë kanabis sativa

445
Mbi 150 rrënjë bime narkotike e llojit kanabis sativa u zbuluan dhe asgjësuan përmes djegies nga policia në operacionin e nisur në të gjithë vendin kundër kultivimit së lëndëve narkotike. 
Shkodër, asgjësohen 210 bimë kanabis
Dy parcela me 210 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva u zbuluan dhe më tej u asgjësuan përmes djegies në fshatin « Qerret» , në vendin e quajtur “Shkallat e Qerretit”, në komunën Temal, në Shkodër. 
Vlorë, asgjësohen 600 bimë kanabis
Në Vlorë, policia zbuloi dhe asgjesoi 3 parcela me rreth 600 bimë narkotike të llojit “Canabis-sattiva”. Bima narkotike u zbulua në fshatin Dhërmi, në afërsi të vendit të quajtur “Përroi i Vrekës”. Në mesin e këtij pylli u gjetën të kultivuara 308 bimë narkotike me lartësi deri në 30 cm dhe 292 bimë të tjera të sapo çelura nga fara. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Skrapar, asgjsohen 700 bimë kanabis
Në Skrapar në vendin e quajtur “Përroi i Ceries” në fshatin Përparim, Komuna Bogovë Skrapar, janë asgjësuar 700 bimë narkotike Canabis Sativa. Efektivët e Komisariatit të Policisë Skrapar po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. 
Sigal