Shkodër, vijon operacioni antikanabis, asgjësohen 561 rrënjë kanabis

445
Policia e Shkodrës ka asgjesuar 561 rrënjë bimë narkotike pas kontrolleve të imtësishme në disa zona në Qarkun e Shkodrës.
Në fshatin Pylaj, në vëndin e quajtur “Kodër të Shëngjergjit”, në komunën Shosh, Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan në 2 parcela, 485 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva me një gjatesi nga 20-30 cm.
Në fshatin Karmë, ne vëndin e quajtur « Sipër trojeve të Mjekajve », në komunën Vau Dejës, në Shkodër, janë gjetur të kultivuara dhe asgjesuar 3 parcela me gjithësej 76 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Këto bimë u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
Sigal