SHKODËR – 51-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Shkodër, pasi po tentonte të rilidhte energjinë elektrike. Viktima është identifikuar si Frrok Bregu, baba i 8 fëmijëve, me banim në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Burime zyrtare nga OSHEE bënë me dije se familja Bregu rezultonte prej vitesh debitore për shkak të mospagesës së faturave të energjisë elektrike, e cila prej 10 ditësh i ishte ndërprerë.
Në pamundësi për të paguar faturat, si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike në familje, 51-vjecari tentoi sot të rilidhë energjinë e ndërprerë, c’ka rezultoi fatale për kryefamiljarin, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.