Shkodër, tentoi të parakalonte makina përplas drejtuesin e motorit

411
Sigal

SHKODER – Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë teksa motori me të cilin udhëtonte u përplas më një makinë. Aksidenti është shënuar mesditën e sotme në aksin Shkodër Bushat, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se është tentativa e makinës për të parakaluar një tjetër automjet.

I plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.

Policia e Shkodrës nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.