Shkodër, të shtëna armësh nga një makinë në tjetrën, në kërkim autorët

42

SHKODER – Pa kaluar as 24 orë nga atentati i armatosur karshi bisnesmenit, Arben Veliko, në qytetin e Vlorës, një tjetër atentat është regjistruar në Shkodër.

Mbrëmjen e djeshme në aksin Shkodër-Lezhë, persona të paidentifikuar që udhëtonin më një makinë tip Audi, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një makine tip Benz, ngjyrë e bardhë, e cila drejtohej nga shtetasi K.P, 40 vjeç.

Sakaq në makinë me 40 vjeçarin ndodhej edhe shtetasi.N.R 46 vjeç nga Malësia e Madhe, ndërsa nga të shtënat fatmirësisht nuk pati të lënduar. Autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia ka nsiur punën për zbardhjen e rrethnave të plota të aksidentit.