Shkodër/ Shpërthim me tritol në garazhin e një banese, policia në ndjekje të autorëve

24
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 në lagjen Tophanë në Shkodër. Sasia e tritolit ëstë vendosur në një garazh që është në pronësi të shtetasit Dedë Kiri. Ngjitur me garazhin janë dy dyqane ndërsa sipër tyre ndodhet shtëpia e shtetasit Dedë Kiri.
Nha shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz. Ende janë të paqarta motivet e kësaj ngjarje. Policia është vënë në ndjekie të autorëve të ngjarjes të cilët dyshohet se kanë qenë rreth 3-4 persona. Po ashtu forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të bërë hetimet paraprake.