Shkodër, shkel urdhërin e mbrojtjes, arrestohet 56-vjeçari

538
Agjentët e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në orët e fundit në flagrancë shtetasin Pal Gjergji, për shkak se kishte shkelur urdhërin e mbrojtjes të lëshuar nga gjykata e qarkut. Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, Gjergji ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij 16 vjeçe dhe ka plagosur me thikë bashkëshorten. Kjo e fundit ka marrë mjekimin e duhur në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, materialet hetimore të mbledhura nga policia i kanë kaluar për procedim të mëtejshëm të 56-vjeçarit Gjergji Prokurorisë së rrethit të Shkodrës.
Sigal