Shkodër, shkatërrohen 12 parcela me 1530 rrënjë kanabis

471
Policia e Shkodrës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë ka asgjësuar 1530 rrënjë bimë narkotike, të mbjella në 12 parcela, në operacione të ndryshme në disa fshatra të Shkodrës dhe Pukës. Bimët u gjetën në fshatin Kroni i Madh, Molla e Shoshit, Mnelë e Vogël-Vig Mnelë, Kimëz, Buzhal dhe Ura e Shtrejtë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Sigal