Shkodër: Shembet ura, bllokohen 1500 banorë të disa fshatrave

434
Prej dy ditesh rreth 1500 banorë të fshatrave Kozhnje, Nikc dhe Vukel në Kelmend të Shkodrës kanë ngelur të izoluar për shkak të shembjes së urës nga prurjet e përrenjve. Dëmtimi i urës ka paralizuar jetën e banorëve, të cilët nuk kanë mundësi që të komunikojnë me pjesën tjetër të vendit. Ndërkohë shumë nxënës nuk shkojnë në shkollë, pasi duhet të përshkojnë kilometra të tëra në këmbë në rrugë malore. Menjëherë pas njoftimit të marrë, prefekti i Qarkut Shkoder me përfaqesues të drejtorisë së Rrugëve Rurale kanë shkuar në zonë për të parë nga afër situaten.

Ata kanë komunikuar me drejtorinë Perrgjithshme të Emergjencave Civile, si edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për të mundësuar një zgjidhje sa më të shpejtë dhe emergjente për t’u krijuar mundësinë këtyre banorëve që të lëvizin drejt Kemelndit. Sakaq, ura e ndërtuar disa vite më parë është dëmtuar që në bazament për shkak të mosndërhyrjes prej vitesh.
Sigal