Shkodër, pranga kujdestares pas dhunimit të fëmijës në jetimore

490
Pas zbulimit të skandalit të dhunimit të fëmijëve të jetimorës së Shkodrës, policia e qytetit verior ka vënë në pranga kujdestaren Edvana Sulaj. 40 vjecarja banuese në Shkodër u ndalua me urdhër të prokurorisë pasi akuzohet për “keqtrajtim të miturish “.
Po ashtu policia e Shkodrës ka nisur procesim në gjendje të lirë ndaj Manjola Banishta 42 vjece dhe Albert Reka 32 vjeç që të dy banorë të Shkodrës.
Në njoftimin zyrtar, policia e Shkodrës saktëson se ndalimi dhe procedimi i këtyre përsonave u bë pasi kanë keqtrajtuar një fëmijë të moshës rreth pesë vjeç, në shtëpinë e fëmijës, në jetimore në Shkodër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit”, “Shpërdorimi i detyrës”
Sigal