Shkodër, pranga 86 vjeçari, plagosi me thikë 2 persona

536
Efektivat e Komisariatit Shkodër, kanë bërë të mundur arrestimin e një 86 vjeçari, të shpallur në kërkim nën akuzën e plagosjes për motive të dobëta të dy persona. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Islam Nikaj, 86 vjeç, banues në Malësinë e Madhe. 
Arrestimi i tij u bë pasi dy ditë më parë, në vendin e quajtur fshati “Lepurush”, në Malësi të Madhe, Nikaj ka plagosur rëndë me thikë për motive të dobëta shtetasin, B.K., 56 vjeç, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën, si dhe ka plagosur lehtë bashkëshorten e tij, shtetasen L.K., 50 vjeç.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor të cilët kryen veprimet e duhura dhe sekuestruan thikën si provë materiale, të cilat ia kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Sigal