Shkodër, Policia: Sokol Mijajcaj, autori i vrasjes së çiftit çek në Dukagjin

617
Sokol Majcaj, është autori i dyshuar i vrasjes së dy turistëve çekë në Perkal të Dukagjinit.
….
Policia duket se ka rënë në gjurmët e autorit të dyshuar të vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit. Blutë e Shkodrës në bashkëpunim me forcat e tjera policore kanë identifikuar me iniciale S.M një prej abshjë punetorëve të dyshuar, ndërsa uniformat blu kanë rrethuar shkollën në fshatin Grudë e Re, ku mendohet se fshihet bashkëpunëtori.
Pas vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit, policia e Shkodrës, e ndihmuar dhe nga forca shtesë nga Tirana ka zgjeruar rrezen e kërkimit, duke u shtrirë në të gjithë zonën.
Paraprakisht dyshimet janë që dy të rinjtë janë vrarë nga një person i ri në moshë, jo më i madh se 27 vjec, i cili mendohet të ketë qenë pasagjer i rastëishëm në mjetin e dy turistëve cekë, të cilët kishin ndërmarrë një tur në të gjithë Ballkanin.
Nga të dhënat e policisë, autori i dyshuar, ka hipur në malin e Shohit në mjetin e dy viktimave dhe ka udhëtuar me ta deri në Prekal ku ka kryer edhe vrasjen.
Aktualisht pista kryesore e hetimit është ajo e grabitjes, ndonëse portofoli i viktimave dhe sendet personale me vlerë janë gjetur brenda në makinë, por blutë thonë se autori i vrasjes, një amator, është kapur nga paniku dhe ka kryer veprime të pakontrolluara pas krimit. Çka i jep kuptim harrimit të armës pranë vendit të krimit, gëzhojave, pak metra më tutje, apo tentativës për ta bërë të dukej vrasjen e dyfishtë si aksidentale.
Gjithashtu blutë kanë gjetur gjurmë gishtash në mjet dhe në trupin e dy viktimave, si edhe gjurmë gjaku, nga të cilat mendohet se është edhe ai i autorit. Pritet dalja e përgjigjes nga laboratori kriminalistik në Tiranë për të hedhur më shumë dritë mbi vrasjen e dyfishtë që ka tronditur të gjithë opinionin shqiptar e më gjerë.
Dy turistët çek, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe u vranë mbrëmjen e 3 korrikut në Prekal të Dukagjinit.
Sigal