Një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Shkolla Pyjore.

I plagosuri është rreth 20 vjeç ka marrë 4 plagë thike në trup.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes disa të rinjve.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.