Shkodër, plagoset 25-vjeçari, u qëllua 4 herë me pistoletë

407
Sigal

Një 25 vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër.  Elfat Saliu ka qenë duke hyrë brenda banesës së tij në zonën e udhakryqit, kur u qellua me 4 plumba nga persona ende të paidentifikuar.

Njëri prej plumbave e preku të riun në këmbe duke e lënë të plagosur. Kanë qenë fqinjet që kanë dëgjuar të shtënat dhe pare Saliun të shtrirë përtokë, të cilët njoftuan policinë.

25 vjeçari u dërgua në spitalin rajonal dhe pas ndërhyrjes së bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja armë zjarri tip pistoletë. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale. Për identifikimin e autorëve pritet të ndihmojë edhe dëshmia  e vetë të plagosurit.