Shkodër, plagos një 56-vjeçar dhe bashkëshorten, arrestohet i moshuar

513
SHKODËR – Policia ka arrestuar një 86-vjeçar në Shkodër pasi ka plagosur rëndë me thikë pas një debati një 56-vjeçar.
Në pranga është vënë Islam Nikaj, ndërsa i plagosur është B.K., banues në Malësinë e Madhe, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Përveç, 56-vjeçarit, Nikaj ka plagosur lehtë dhe bashkëshorten e tij, L.K., 50 vjeçe.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku kreu veprimet e duhura dhe sekuestroj thikën si provë materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Sigal