Shkodër, ndihmonin kalimin e paligjshëm të kufirit, një në pranga, një në kërkim

431
Policia e Shkodrës ka vënë sot në pranga shtetasin Ardit Kopriva 28 vjeç, pasi akuzohet se ka ndihmuar 7 persona me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, E.S., 28 vjeç.Arrestimi i këtij të fundit është bërë i mundur në saj të operacionit të koduar “Rrjeta” nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në policinë e Shkodrës.
Këta shtetas dyshohen se kanë konsumuar veprën penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në rrugën “Shkodër – Muriqan”, në vendin Oblikë, shtetasi Ardit Kopriva është kapur duke drejtuar mjetin “Ford Galaksy”, ngjyrë e kuqe, targa AA329GE, ku brenda në mjet kishte katër shtetas të rritur dhe tre fëmijë nga qyteti i Tiranës, të cilët kishin si destinacion final, të kërkonin azil në Gjermani.
Sigal