Shkodër, ndalohen 21 klandestinë, arrestohet transportuesi i tyre

423
Tentativa e 21 klandestinëve për të kaluar nga Shqipëria drejt Malit të Zi ka dështuar ditën e sotme. Emigrantët e paligjshëm janë ndaluar nga policia në rrugën Tiranë-Shkodër, teksa po transportoheshin me një furgon tip “Iveco”.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në sajë të këtij operacioni është bërë i mundur edhe arrestimi në flagrancë i transportuesit të tyre, Kastriot Guraj, 38 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi , Patrulla e Policisë të Stacionit Bushat në rrugën Tiranë-Shkodër, në vëndin e quajtur “Mbikalimi i fshatit Plezhë”, ka konstatuar një automjet tip “IVEKO”, furgon me targë BF 819 SN, pa drejtues mjeti të ndaluar në rrugë , ku policia gjatë kontrolit të ushtuar në brendësi të furgonit ka evidentuar 21 (njëzet e një) shtetasit e huaj, të cilët kishin si destinacion Malin e Zi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasit Kastriot Guraj,për veprën penale « Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Sigal