Sigal

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur në Shkodër, ndërsa për protagonist ka qenë një 15-vjeçar, drejtuesi i motorit të aksidentuar.

Sipas burimeve të Policisë Vendore mësohet se, D. B., 15 vjeç, banues në fshatin Kukël, Vau i Dejës, në fshatin Mali Jushit-Vau i Dejës, duke drejtuar motorin tip “Yinxiang ”, pa targë, pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Renault”, të drejtuar nga shtetasi M. B., vjeç 66, me leje drejtimi, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri N. L., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 18. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin D. B., vjeç 15, banues në fshatin Kukël, Vau i Dejës, pasi në fshatin Mali Jushit-Vau i Dejës, duke drejtuar motorin tip “Yinxiang ”, pa targë, pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Renault”, të drejtuar nga shtetasi M. B., vjeç 66, me leje drejtimi, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri N. L., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 e 291 të Kodit Penal