Shkodër, motoçikleta përplaset me karrocën e kuajve, humb jetën 18-vjeçari

386
Një aksident me pasojë vdekjen e një adoleshenti ka ndodhur para pak minutash në aksin Shkodër-Muriqan. Ilir Dehati 18 vjeç ishte drejtues i motoçikletës dhe viktima i këtij aksidenti. Motocikleta sipas informacioneve paraprake u përplas me një karrocë kuajsh duke lënë një viktimë. Ende nuk dihen shkaqet e plota të ngjarjes por policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen hetimet e nevojshme.
Sigal