Shkodër, maskat grabisin me armë një dyqan celularësh

473
Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një dyqan celularësh.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës përballë Sahatit, mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 ku persona të paidentifikuar pasi kanë kërcënuar me armë shitësen e dyqanit kanë marrë disa celularë dhe janë larguar me shpejtësi.
Forca të shumta policie në vendin e ngjarjes po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Mësohet se i njëjti dyqan është grabitur dhe herë të tjera.
Sigal