Shkodër: Masakra në Dajç, arrestohet një nga bashkëpunëtorët

401
Sigal

Gazeta Telegraf/

Në pranga ka rënë Marçel Shipijati, 30 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar
autorin në gjetjen e armës.Policia e Shkodrës ka arrestuar në banesën e tij një
nga bashkëpunëtorët e autorit të dyshuar të masakrës në Dajç mbrëmjen e
djeshme.Po ashtu, Shipijati, akuzohet se ka ndihmuar Miklovan Parubin të
largohet nga vendi i krimit, pasi kishte qëlluar për vdekje dy nga shokët e tij
në një lokal pas një loje pokeri.Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton
se ofron një shpërblim prej 500.000 lekë, për çdo informacion që çon në
saktësimin e venddodhjes së autorit të ngjarjes duke siguruar anonimatin.Pak
para mesnatës së djeshme, 33-vjeçari Milovan Parubi qëlloi me breshëri
automatiku ndaj 6 personave, duke lënë dy të vdekur dhe katër të plagosur.