Shkodër/ Makina përplaset me motorin, 2 të plagosur

401
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Dajç. Nga përplasa e automjetit tip “Golf” me targë TR0849P me një motor, kanë mbetur të plagosur dy personat që udhëtonin me motor. Dy të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.
Sigal