Shkodër/ Makina përplas për vdekje kalimtaren

493
Aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Koplik-Stërbeç, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të goditjes që pësoi. 
Mësohet se viktima është 52-vjeçarja me iniciale P.L, e cila është dërguar në morgun e qytetit të Shkodrës. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje. 
Sigal