Shkodër, makina e FNSH përplaset me një traktor

585
Një automjet i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është aksidentuar sot në aksin Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjadër, ku automjeti i FNSH-ve është përplasur me një traktor. Nga përplasja mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas informacioneve, automjeti po transportonte disa të burgosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Sigal