Shkodër, kapen 44 koli dhe 622 steka cigaresh kontrabandë

480
Policia e Shkodrës, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative ka ekzekutuar një operacion blic, duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme cigaresh kontrabandë dhe duke arrestuar poseduesin e tyre. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Agim Smajlaj, 54 vjeç, është ndaluar në automjetin e tij, tip “Volkswagen” me targë “AA 101 KL”, duke transportuar pa dokumentacionin përkatës 20 koli me cigare të markave të ndryshme. 54-vjeçarit i janë vënë menjëherë prangat, ndërsa sasia e cigareve është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Uniformat blu e kanë vijuar operacionin e tyre duke kontrolluar me pas edhe banesën e shtetasit Smajlaj, në të cilën kanë gjetur 24 koli të tjera dhe 622 steka cigaresh të markave të ndryshme, edhe këto të konfiskuara tashmë. Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së qarkut verior, e cila ka ngritur ndaj 54-vjeçarit akuzën e “tregtimit dhe transportit të mallrave kontrabandë”.
Sigal