Shkodër, i riu kapet në kufi, 13 kg marijuanë në thes drejt Malit të Zi

457
SHKODER – Një 25-vjeçar u arrestua mbrëmë në pikën kufitare të Hanit të Hotit në tentativë për të trafikuar drejt Malit të Zi 13 kilogramë lëndë narkotike marijuanë.
Efektivët e Policisë Kufitare kapën në flagrancë Bruno Nikajn banues në fshatin Hot të Malësisë së Madhe.
Ai u arrestua pranë kufitare në Hot, në vendin e quajtur sipër “Kalas” teksa po tentonte të trafikonte me një thes plastmasi me lëndë narkotike drejt Malit të Zi, një sasi prej 13 kg lëndë narkotike Canabis Sativa, të ndarë në 13 pako.
Sigal