Shkodër, grabitet nën kërcënimin e armës kambisti

441
Një shtetas me iniciale E.S., 30 vjeç, i cili punon si kambist tek tregu i valutës në Shkodër, është grabitur me armë rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, pranë sheshit “Isa Boletini”. Në momentin kur kambisti po dilte nga hyrja e pallatit, një person i maskuar, nën kërcënimin e armës, ka arritur t’i marrë kambistit të gjitha paratë që kishte me vete, një shumë prej 80 mijë lekësh. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në të njëjtën kohë, grupi hetimor ka sekuestuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të një biznesi, që ndodhet pranë vendit të ngjarjes.
Sigal